Aktualitet

Kush janë të sëmurë psikik, Parashqevia apo ata që filmojnë depresionin e saj?

Nga Kreshnik Spahiu

Çfarë turpi: Çdo emigrant i çmendur që shikon Parashqevi Simakun në rrugë duke lypur i bën video dhe e hedh në rrjete sociale.

Dje një grua tipike shqiptare që hante byrek e filmoi dhe i dhuroi kozmetik firmato 300 dollarshe Cristian Dior. Lyente buzët pas byrekut dhe ishte më rëndë nga trutë e kokës sesa Parashqevia.

Mediat shqiptare publikojnë çdo video që dërgojnë ata që i japin lëmoshë.

Përfundimisht: Një turmë në depresion, të rrahur dhe frustruar nga izolimi, injoranca, midiokriteti, merren me jetën tragjike të një artiste të sëmurë duke publikuar jetën private. Ajo u largua nga Shqipëria në depresion pikërisht nga këta njerëz dhe nuk do as surratain dhe as gjuhën t’ja u dëgjojë.

Këta vazhdojnë ta filmojnë për ta çuar larg qoftë me presionin e tyre drejt shinave të trenit.

Lëreni në dëshirë e saj, të jetoj larg syve tuaj, dhe na lini ne ta kujtojmë si yll ekrani dhe jo si paciente spitali.

Ndihmojeni pa na treguar Parashqevinë e rrënuar.

#Kush #janë #të #sëmurë #psikik #Parashqevia #apo #ata #që #filmojnë #depresionin #saj
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button