Sport

Për ne janë 2 pikë të humbura –

Venecia ka befasuar Juventusin në stadiumin “Alianc”, duke barazuar me shifrat 2-2. Skuadrës veneciane i iku fitorja nga duart në minutën e 95, kur Vlahoviçi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Nëse për opinionin sportiv ky rezultat cilësohet si një sukses i madh për Venecian, për trajnerin nuk ndodh kështu. Di Françesko ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij ka humbur 2 pikë kundër Juventusit.

“Është faji vetëm i joni që sot kemi barazuar. Ato të sotmet në stadiumin e Juventusit për ne janë 2 pikë të humbura. Në fund mund ta kishim dërguar topin në tribunë”, ka deklaruar ndër të tjera Euzebio Di Françesko./Sport Ekspres/

#Për #janë #pikë #të #humbura
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button