Sport

Vllaznia fiton kundër Laçit dhe merr vendin e parë në Superiore, goli i Bullarit mbajti emocionet deri në fund –

Vllaznia ka arritur që të fitojë në takimin e sotëm të vlefshëm për Superioren. Shkodranët kanë fituar në shifrat 2-1 ndaj kurbinasve me golat e Dodajt dhe Delajt. Në pjesën e dytë, në minutën e 51, talenti Dodaj bëri gjithçka siç duhet duke gjetur rrjetën.

Ndërkohë gjashtë minuta më vonë, Delaj përfitoi nga gabimi i Kryeziut dhe ndëshkoi sërish miqtë. Një ndeshje e cila nuk shkoi edhe aq lehtë për shkodranët pasi Bullari e rihapi sfidën në minutën e 70, për ti dërguar shifrat në 2-1. Por në fund ky rezultat nuk ndryshoi, Vllaznia mori tre pikët dhe vendin e parë në Superiore përkohësisht. /Sport Ekspres/

#Vllaznia #fiton #kundër #Laçit #dhe #merr #vendin #parë #në #Superiore #goli #Bullarit #mbajti #emocionet #deri #në #fund
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button