VIDEO/ Pirati është nervozuar! 2 kartonë të kuq në 4 ndeshjet e fundit, Vedat Muriqi del nga vetja në La Liga –

Vedat Muriqin e kemi parë gjithmonë që të shënojë gola të rëndësishëm për Mallorca-n në La Liga. Mes një vazhdimësie dhe në disa raste edhe në momente luhatjes dhe “thatësire” goli, por asnjëherë nuk e kemi parë Muriqin në një situatë si tani në La Liga.
Sulmuesi është treguar shumë nervoz në ndeshjet e fundit teksa është ndëshkuar dy herë me karton të kuq në katër ndeshjet e fundit. Kështu ndodhi edhe në takimin e sotëm atje ku Mallorca po barazon 1-1 ndaj Girona-s. Pasi dha kontribut me asist te goli i shënuar, Muriqi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 32 për një ndërhyrje tërësisht të evitueshme. /Sport Ekspres/
#VIDEO #Pirati #është #nervozuar #kartonë #të #kuq #në #ndeshjet #fundit #Vedat #Muriqi #del #nga #vetja #në #Liga
SportExpress