Aktualitet

Sherr në Tiranë, plagosen me mjet prerës dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur me një mjet prerës në Tiranë, mbrëmjen e 13 dhjetorit, raporton A2 CNN.

Policia e kryeqytetit njoftoi se ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 21:50, sipas policisë. Në rrugën “Don Bosko”, shtetasi M.D., 40 vjeç, dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës shtetasit D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë, të dy personat janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D. /a.m.

#Sherr #në #Tiranë #plagosen #mjet #prerës #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button