Aktualitet

Tentoi të kalonte kafe kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari në Doganën e Muriqanit

Një 42-vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Muriqanit. Mësohet se ai ka tentuar të kalojë pa doganë 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.

#Tentoi #të #kalonte #kafe #kontrabandë #arrestohet #42vjeçari #në #Doganën #Muriqanit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button