Aktualitet
Aksident në rrugën Lushnjë-Berat, 23-vjeçari dërgohet në spital me plagë të rënda

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Berat, pranë fshatit Çiflig. Drejtuesi i mjetit, një djalë rreth 23 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore.
Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas është nisur për mjekim të specializuar në Tiranë. Sipas informacioneve, mjeti që ai drejtonte ishte marrë me qira.
Aksidenti ka ndodhur në një rreth-rrotullim dhe ka shkatërruar mbrojtësen anësore prej metali të rrugës. Policia është angazhuar për të zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit, të cilat ende nuk janë bërë të njohura.
/a.r
#Aksident #në #rrugën #LushnjëBerat #23vjeçari #dërgohet #në #spital #plagë #të #rënda
Java News