Aktualitet
Një burrë dyshohet se tentoi ta dhunonte një grua në Leposaviq

Një grua ka raportuar në polici se përderisa ishte në shtëpinë e saj bashkë me dy fëmijët, një burrë pa dëshirën e saj ka tentuar ta prek dhe i ka shprehur fjalë dhunuese.
Rasti ka ndodhur në Leposaviq, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare derisa ka qenë në shtëpi me dy fëmijët e saj, ka shkuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pa dëshirën e saj ka tentuar ta përkëdhel si dhe i ka shprehur fjalë dhune. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
#Një #burrë #dyshohet #tentoi #dhunonte #një #grua #në #Leposaviq
gazetablic.com