Parlamenti i Koresë së Jugut fajëson presidentin, pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut ka votuar të shtunën për të fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar atë nga detyra zyrtare, për shkak të tentimit të tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje lufte, një javë më parë.
Parlamenti ka votuar me 204 vota për fajësimin e tij dhe 85 kundër.
Fuqitë e tij presidenciale do të pezullohen derisa një kopje e dokumentit për fajësimin e tij t’i dorëzohet atij dhe Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata ka afat prej 180 ditësh për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, apo për t’ia rikthyer pushtetin.
Nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh./REL
#Parlamenti #Koresë #së #Jugut #fajëson #presidentin #pezullohet #nga #të #gjitha #detyrat
gazetablic.com