Kush janë ministrja dhe zv/ministri që studiuan me Endri Shabanin? Kreu i Nismës Thurje: Nuk do të ndiqja rrugën e tyre

Në një intervistë ekskluzive për TemA, kreu i partisë Nisma Thurje, Endri Shabani, foli ndër të tjera edhe për ata politikanë të rinj, të cilët ndryshe prej tij, kanë zgjedhur që karrierën e tyre ta zhvillojnë brenda dy partive të mëdha, PS dhe PD.
I pyetur se si ndihet kur sheh që disa prej tyre mund të mbajnë poste jo pak të rëndësishme politike, Shabani solli rastin konkret të një ministreje dhe një zëvendës ministri në kabinetin qeveritar aktual, të cilët kanë ndjekur studimet njëkohësisht me të në Universitetin e Oksfordit. Ai tha se, megjithëse i konsideron miq dhe i vlerëson për profesionalizmin e tyre, ai nuk do të ndihej komod nëse do të zgjidhte rrugën e tyre.
Shabani: Natyrisht, shumë nga miqtë e mi janë futur tani në politikë. Kur shkuam në Oksford për master, ishim tre shqiptarë. Dy nga ata janë në kabinet sot. Njëra është ministre, tjetri është zëvendës ministër. Ata kanë zgjedhur një rrugë tjetër. Përshembull, kam miq të tjerë që janë bërë ambasadorë ose janë bërë zëvendës ministra, që është më shumë rruga teknike. Pra, ata janë profesionistë jashtëzakonisht të zotë dhe kanë zgjedhur këtë rrugë. Megjithëse unë i kam shumë miq edhe i vlerësoj goxha, unë nuk do ta kisha zgjedhur, nuk do ndihesha komod. Po kjo është për shkak të…çfarë e motivon njeriun.
#Kush #janë #ministrja #dhe #zvministri #që #studiuan #Endri #Shabanin #Kreu #Nismës #Thurje #Nuk #të #ndiqja #rrugën #tyre
Java News