Aktualitet

Shqipëria sfidon Serbinë në kualifikueset e Botërorit, ”gjen” edhe një kombëtare BIG

Në Zyrih po mbahet shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, aty ku Shqipëria do të mësojë kundërshtarët.

Këtë herë rrugëtimi është edhe më i vështirë pasi në Botëror kualifikohen automatikisht vetëm vendi i parë, ndërsa vendi i dytë në grup shkon në “play-off”.

Shqipëria bën pjesë në vazon e tretë së bashku me Skoci, Slloveni, Irlandë, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut, Bosnje, Mali i Zi dhe Izraeli. Me asnjë nga këto ekipe nuk mund të shortohet.

Në vazon e dytë ndodhen ekipe që Shqipëria i njeh mirë, rivalë si Ukraina apo Çekia, por Liga e Kombeve vërtetoi se sërish janë më lart, jo më kot ndodhen në vazon e dytë. Interesi është i madh për këtë vazo pasi ka dhe përfaqësuese si Serbia apo Greqia. Në vazon e katërt dhe të pestë janë ekipe të lehta në letër, por kujdes nga vazo e katërt mund të “peshkojmë” edhe Kosovën.

Nëse Shqipëria do të shortohet në një grup me katër ekipe atëherë ndeshjen kualifikuese do t’i nis në muajin mars, nëse do të shortohet në grup me 5 ekipe do t’i nisë kualifikueset në shtator.

Shorti:

Grupi A: Fituesi i Gjermani-Itali, Sllovakia, Irlanda e Veriut,

Grubi B: Zvicër, Suedia, Slloveni,

Grupi C: Humbësja e Portugali-Danimarkë, Greqia, Skocia,

Grupi D: Fituesi i Francë-Kroaci, Ukraina,

Grupi E: Fituesja e Spanjë-Holandë, Turqia,

Grupi F: Fituesja e Portugali-Danimarkë, Hungari,

Grupi G: Humbësja e Spanjë-Holandë, Polonia

Grupi H: Austria, Rumania,

Grupi I: Humbëshja e Gjermani-Itali, Norvegji,

Grupi J: Belgjika, Uellsi,

Grupi K: Anglia, Serbi, Shqipëri

Grupi L: Humbësja e Francë-Kroaci, Çeki

LIVE SHORTI

Vazot:

Vazo 1: Spanjë, Gjermani, Portugali, Francë, Itali, Holandë, Danimarkë, Kroaci, Angli, Belgjikë, Zvicër, Austri

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Greqi, Rumani, Sllovaki, Republikën Çeke, Norvegji

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Izraeli

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Kosovë, Bjellorusi, Armenia, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltar, Lihtenshtajni, San Marino

#Shqipëria #sfidon #Serbinë #në #kualifikueset #Botërorit #gjen #edhe #një #kombëtare #BIG
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button