Sport

VIDEO/ Mbrojtësi shqiptar përmbys Legian e Çelhakës, nuk ka gola në ndeshjen e arbitruar nga Juxhin Xhaja –

Juxhin Xhaja ka përmbushur me sukses detyrën e tij në arenën europiane. Trupa shqiptar e arbitrave kanë ndarë drejtësinë në duelin e sotëm mes Hofenhajmit dhe Steauas së Bukureshtit. Ndeshja e vlefshme për raundin e 6 të Ligës së Europës ka përfunduar me rezultatin 0-0. Skuadrat janë larguar me rrjeta të paprekura nga fusha, teksa me pikën e fituar sot, Hofenhajmi është ngjitur në vendin e 24-t, ndërsa Steaua e Bukureshtit në vendin e 7 në renditje.

Ndërkohë në kompeticionin tjetër europian, atë të Ligës së Konferencës, një lojtar shqiptar ka vendosur fatin e takimit Legia Varshavë-Lugano. Skuadra e Çelhakës është mposhtur në shtëpi nga zviceranët, të cilët përmbysën rezultatin në 1-2. Goli i përmbysjes u shënua nga Albian Hajdari./Sport Ekspres/



#VIDEO #Mbrojtësi #shqiptar #përmbys #Legian #Çelhakës #nuk #gola #në #ndeshjen #arbitruar #nga #Juxhin #Xhaja
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button