“Studentët nuk ishin në shërbim të atij rrugaçi”/ Si e përjashtoi Berisha Azem Hajdarin nga PD: Spiun i sigurimit të Shtetit! (DOKUMENTI)

Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin në vitin 1995 nga Partia Demokratike. Duke komentuar lëvizjen e dhjetorit ’90, publicisti Ilir Demalia i ftuar në Report Tv publikoi një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit.
Sipas dokumentit, Berisha e akuzoi Azem Hajdarin se kishte dy fytyra: një lider i mitingjeve që mobilizonte masat dhe një tjetër, që në jetën private kishte lidhje me figura të njohura të Sigurimit të Shtetit, si Irakli Koçollari, dhe që ishte një “shërbëtor i Ramiz Alisë”.
Publicisti Demalia, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj risjell në vëmendje këtë moment.
“Sa i përket zhvillimeve të dhjetorit ‘90, komunizmi tashmë ishte dorëzuar, Ramiz Alia ishte dorëzuar. Pas ardhjes së tij, i dhanë ultimatum se kishte rënë sistemi komunist dhe kishte ngel vetëm Shqipëria. Ramiz Alia po të shohësh të gjithë rrugëtimin e tij e ka përgatit për kohë të gjatë për të bërë atë zbritje të butë që e bëri me njerëz të regjimit dhe bashkëpunëtorë. Berisha e akuzoi Hajdarin për spiun të sigurimit të shtetit. Është gazeta e ‘95 kur e përjashtuan Azemin nga PD”, tha Demaila.
#Studentët #nuk #ishin #në #shërbim #të #atij #rrugaçi #përjashtoi #Berisha #Azem #Hajdarin #nga #Spiun #sigurimit #të #Shtetit #DOKUMENTI
Java News