Tragjedi në sportin shqiptar, pësoi infarkt në stërvitje, ndahet nga jeta sulmuesi 22-vjeçar

Futbolli shqiptar në zi. Erjon Morina, sulmuesi 22-vjeçari skuadrës së Vushtrisë në Kosovë u nda nga jeta në spital.
Ish-futbollisti pësoi goditje në zemër në muajin tetor, teksa po stërvitej me ekipin e tij. Prej atij momenti, familjarët, shokët e skuadrës, klubi, tifozët dhe opinioni ishin në ankth për gjendjen e Morinës.
Futbollisti qëndroi për afro dy muaj i shtruar në spital, por nuk arriti të fitonte ndeshjen më të rëndësishme dhe të mbijetonte, shkruan A2.
Ai e nisi karrierën tek akademia e Prishtinës, për t’u transferuar në Zvicër. Në rikthimin në Kosovë, Erjoni luajti me Besën e Pejës, Drenicë, 2 Korrikun, Llapin, Malishevën, Ulpianën dhe së fundmi me Vushtrinë.
Ndarja nga jeta e djaloshit të ri është një tragjedi në sportin shqiptar.
#Tragjedi #në #sportin #shqiptar #pësoi #infarkt #në #stërvitje #ndahet #nga #jeta #sulmuesi #22vjeçar
Java News