Aktualitet

Ndezja e flakadanëve dhe hedhja e sendeve të fushë, UEFA gjobit FSHF-në

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, ka dënuar Federatën Shqiptare, për sjelljen e tifozëve në ndeshje Shqipëri-Çeki, të luajtur më 16 Nëntor, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Për ndezjen e flakadanëve dhe hedhjen e sendeve në fushë, FSHF-ja është gjobitur me 27, 750 euro, në total.

Kujtojmë se në atë ndeshje Shqipëria barazoi pa gola ndaj çekëve.

Vendimet e plota të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA:

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 2, 750 euro për ndezjen e flakadanëve.

• Të gjobitet Federata Shqiptare e Futbollit me 25, 000 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

• ⁠Vlera totale e gjobës, prej 27, 750 euro duhet të paguhet brenda 90 ditëve nga komunikimi i këtij vendimi.

/a.r

#Ndezja #flakadanëve #dhe #hedhja #sendeve #të #fushë #UEFA #gjobit #FSHFnë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button