Aktualitet
Gara për drejtuesit e komisariateve, zbulohet vlerësimi për secilin kandidat, ja sa pikë morën (LISTA)

Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve Pranë Drejtorisë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka publikuar listën e emrave dhe pikët që kanë marrë kandidatët për të qenë shefa komisariatesh.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se në bazë të rezultateve, në vendin e parë është Ilirjan Demaj, që ka marrë 82 pikë.
Bëhet me dije se 102 kandidatë kanë marrë më tepër se 70 pikë, 16 kandidatë janë skualifikuar dhe 23 janë tërhequr.
E vetmja grua kandidate, Alda Prela u rendit në vendin e 84-tërt me 70 pikë.
#Gara #për #drejtuesit #komisariateve #zbulohet #vlerësimi #për #secilin #kandidat #pikë #morën #LISTA
Java News