Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, plagoset çifti dhe vajza 3-vjeçare

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë në Vlorë, pranë shkollës së naftës.

Një çift dhe vajza e tyre 3-vjeçare, të cilët po udhëtonin me motor, janë përplasur nga një automjet tip Benz.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por pas disa minutash është kthyer dhe është shoqëruar në Komisariatin e Vlorës.

Drejtuesi i motorit ka marrë dëmtime në krah, ndërsa vajza e vogël dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

/a.r

#Aksident #rëndë #në #Vlorë #plagoset #çifti #dhe #vajza #3vjeçare
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button