U kapën me 1 kg kokainë, Serjani dhe Manushi: E kishim për përdorim vetjak, jo për shitje

Dy të rinjtë që u kapën me 1 kilogram kokainë deklaruan para gjykatës se drogën e kishin për përdorim vetjak duke mohuar se ajo do të shitej.
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e Klajdi Serjanit dhe Euxhenjo Manushit, vendosi t’i lërë ata në burg duke rrëzuar kërkesën për një masë më të lehtë.
Hetimi ndaj tyre kishte nisur para 6 muajsh. Ata ishin në ndjekje të vazhdueshme dhe përgjoheshin nga policia. Operacioni për ndalimin e tyre u krye në afërsi të kthesës së Kamzës pas një ndjekje prej disa minutash.
Ky është moment i prangosjes së Euxhenjo Manushit e Klajdi Serjanit. Ky i fundit është nipi i Pajtim Serjanit, i dënuar vite më parë për gjobëvënie ndaj një biznesmeni.
Përveç lëndës narkotike, policia ju sekuestroi një shumë parash dhe celularët.
Dy të rinjtë e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish-parkut, në kryeqytet.
#kapën #kokainë #Serjani #dhe #Manushi #kishim #për #përdorim #vetjak #për #shitje
Java News