A mund të përdoren kamerat e vëzhgimit në mjediset e punës si provë në gjykatë për të të shkarkuar nga puna?!

“Po”, ishte vendimi i prerë i Gjykatës Federale të Punës në Gjermani, nëse ke mashtruar për kohën e qëndrimit në punë!
Rasti i një punonjësi fonderie që mashtroi se kishte qëndruar në punë gjatë gjithë turnit, doli një vit më vonë pasi punëdhënësi vlerësoi videot e vëzhgimit brenda fonderisë.
Në një proces gjyqësor të hapur nga punëmarrësi që ishte pushuar nga puna sepse kishte mashtruar për orarin e qëndrimit në punë, gjykata vendosi se punëdhënësi mund ti përdorë si provë videot nga kamerat e vëzhgimit, për të faktuar mashtrimin. Sipas tyre në këtë rast nuk ka rëndësi nëse monitorimi shkel Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Në rastin konkret punonjësi i fonderisë ishte ankuar për pushimin nga puna sepse ishte larguar para orarit të mbarimit të turnit, duke pretenduar se kjo nuk ishte e vërtetë. Për të vërtetuar të kundërtën punëdhënësi kishte hapur kamerat e vëzhgimit dhe nga vlerësimi i regjistrimeve u pa se punonjësi nuk kishte respektuar orarin.
Punonjësi shkoi në gjykatë për të kundërshtuar shkarkimi. Argumenti i tij ishte: Video incizimet nuk duhet të përdoren si provë sepse survejimi shkel Rregullores e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.
Por gjyqtarët nuk e pranuar këtë argument. Sipas tyre “Mashtrimi për kohën e punës e tejkalon atë të mbrojtje së të dhënave.”
Sipas tyre video survejimet në mjediset e punës janë publike dhe jo të fshehura, siç mund të ishte p.sh. një video survejim i tualetit.
Prandaj nuk është ”një shkelje e rëndë e të drejtave themelore, veç kësaj këtu bëhet fjalë për shkelje të qëllimshme të kontratës së punës”, argumentuan gjyqtarët vendimin e tyre. Sipas tyre mashtrimi i kohës së punës peshon më shumë sesa shkelja e mbrojtjes së të dhënave. Burimi /Spiegel
#mund #të #përdoren #kamerat #vëzhgimit #në #mjediset #punës #provë #në #gjykatë #për #të #të #shkarkuar #nga #puna