Aktualitet
Zyrtare: Ky është ekipi i parë që eliminohet nga Liga e Kampionëve sivjet

Leipzig edhe matematikisht është skuadra e parë që eliminohet nga faza e ligës së formatit të ri të Champions League!
Leipzig humbi gjashtë ndeshjet e para së fazës së ligës dhe nuk mund të arrijë më në vendin e 24’të, që të jep mundësinë për vazhdimin e garës, shkruan Sport.
Sot, Leipzig u mposht nga Aston Villa me rezultatin 2-3.
Një paraqitje zhgënjyese nga ekipi gjerman, që nuk arriti asnjë pikë në gjashtë ndeshjet e para, duke i humbur të gjitha duelet.
Rezultatet e Leipzig në Champions:
- Humbje kundër Atletico Madrid (2-1)
- Humbje kundër Juventus (2-3)
- Humbje kundër Liverpool (0-1)
- Humbje kundër Celtic Glasgow (3-1)
- Humbje kundër Inter (1-0)
- Humbje kundër Aston Villa (2-3)
/ Sport
#Zyrtare #është #ekipi #parë #që #eliminohet #nga #Liga #Kampionëve #sivjet
gazetablic.com