Tentoi të dilte nga Shqipëria me para të padeklaruara, nis hetimi për 47-vjeçarin shkodran

Një 47-vjeçar, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 16 110 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund të padeklaruara është proceduar penalisht.
“Në dalje të Shqipërisë, në Pikën Kufitare të Kakavijës, u krye kontroll në çantën e shtetasit N. L., ku iu gjetën 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N. L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
/a.r
#Tentoi #të #dilte #nga #Shqipëria #para #të #padeklaruara #nis #hetimi #për #47vjeçarin #shkodran
Java News