Sport
Aksidenti i rëndë, sulmuesi i Premier League do të jetë jashtë për 1 vit

Michail Antonio do të jetë jashtë fushave të blerta për të paktën një vit. Sulmuesi i West Ham, u përfshi në një aksident të rëndë në fundjavë dhe si pasojë e kësaj ka thyer këmbën.
Lojtari u transportua me helikopter në spital, ku shmangu rrezikun për jetën, por dëmtimet në trup kanë qenë të shumta.
Kujtojmë se Antonio pësoi një përplasje të frikshme me Ferrarin e tij dhe nga pamjet që qarkulluan në internet, u pa makina e tij e shkatërruar në pjesën më të madhe të ësaj, por për fat të mirë lojtari nga Xhamajka ka shpëtuar.
/a.r
#Aksidenti #rëndë #sulmuesi #Premier #League #të #jetë #jashtë #për #vit
Java News