Aktualitet

Kurti dhe Gërvalla marrin pjesë sot në hapjen e ceremonisë së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana

Kryeministri Albin Kurti, dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, do të marrin pjesë në hapjen e ceremonisë së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana.

Pjesëmarrës do të jetë edhe drejtori nga ANU Migration Hub, Alan Gamlen, ku edhe ai do të mbajë fjalim.

“Ceremonia e hapjes do të mbahet sot, me datën 9 dhjetor 2024, duke filluar nga ora 17:00, në objektin e Pallatit të Rinisë, salla Atelea”, thuhet në njoftim.

Edicioni do të zhvillohet në Prishtinë, nga nesër deri të enjten, ku do të jenë të pranishëm përfaqësues nga më shumë se 30 shtete.



#Kurti #dhe #Gërvalla #marrin #pjesë #sot #në #hapjen #ceremonisë #së #edicionit #të #dytë #të #Forumit #Ulpiana
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button