Aktualitet
U rrahen mes vete, arrestohen dy burra dhe një grua në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete.
Të dyshuarit sipas Policisë janë një grua dhe dy burra, ku lënduarve i është ofruar tretman mjekësor, shkruan .
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prishtinë / 08.12.2024 – 14:30. Janë arrestuar tre të dyshuar një femër dhe dy meshkuj kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
#rrahen #mes #vete #arrestohen #burra #dhe #një #grua #në #Prishtinë
gazetablic.com