Këshilltarja e Kuvendit Komunal në Ferizaj, Arbenita Berisha i bashkohet VV-së

Ekonomistja dhe këshilltarja komunale në Komunën e Ferizajt, Arbenita Berisha i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.
Kështu bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi, në të cilin thuhet se Arbenita ka qenë një prej këshilltarëve komunal më të votuar në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale.
“Dje, në mbledhjen e Këshillit të Përgjitshëm mirëpritëm ardhjen më të re në Lëvizjen tonë të ekonomistes dhe këshilltares komunale në Komunën e Ferizajt, Arbenita Berishës. Arbenita ka qenë një prej këshilltarëve komunal më të votuar në këtë komunë në zgjedhjet e fundit lokale.
Arbenitës i urojmë mirëseardhje sikurse i dëshirojmë suksese në angazhimin e saj politik në subjektin tonë dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për një Kosovë të zhvilluar, me drejtësi, siguri e sovranitet”, thuhet në njoftimin e tyre, shkruan .
#Këshilltarja #Kuvendit #Komunal #në #Ferizaj #Arbenita #Berisha #bashkohet #VVsë
gazetablic.com