Aktualitet

“Fenomenet kapërcejnë kufijtë zyrtarë të Unioni”, kreu i AMA: Zgjerim i bashkëpunimit të Rregullatorëve

Në Napoli të Italisë u mblodh Asambleja e 19-të Plenare e ERGA-s, (Grupi i Rregullatorëve Europianë për Shërbimet Mediatike Audiovizive).

Drejtues të nivelit të lartë të organeve kombëtare rregullatore të pavarura në fushën e shërbimeve audiovizive kishin në fokus rikonsiderimin e të gjithë kuadrit ligjor në përshtatje me dinamikat e zhvillimit të tregut mediatik.

Diskutantët prekën aspekte që lidhen me platformat dhe mediat sociale, që të garantojnë në radhë të parë një mjedis më të mbrojtur për fëmijët, që ata të mos ekspozohen me pornografinë, dhunën, gjuhën e urrejtjes etj. Në vëmendje mbetet mosdëmtimi i shëndetit të tyre fizik e mendor. “Algoritmet dhe pajisjet elektronike nuk kanë dhe nuk duhet ta kenë të drejtën e lirisë së shprehjes, si një e drejtë njerëzore”, u tha gjatë punimeve të Asamblesë.

Vëmendje mori dhe procesi i rregullimit sa i takon influencuesve dhe vloggers, si një trend i ri i tregut, që duhet vendosur në hullitë ligjore. Drejtues nga rregullatorët e vendeve të BE-së prezantuan dinamikën e zbatimit në shtetet e tyre të Direktivës 2018/1808, sa i takon vloggerve dhe influencuesve, si pjesë kjo e rregullimit të video sharing platform (VSP).

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi, u shpreh mes të tjerave në punimet e Asamblesë së 19-të të ERGA-s, se: “AMA, si rregullator ka të gjithë vullnetin dhe kapacitetin për të përdorur të njëjtët instrumente që aplikojnë rregullatorët e 27 vendeve anëtare të BE-së”.

Ajo adresoi një iniciativë, siç e përshkroi, “për forcimin e lidhjeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes rregullatorëve, në një kohë kur fenomenet me të cilat përballemi nuk i njohin kufijtë zyrtarë të Unionit”.

Punimet e Asamblesë u drejtuan nga Presidenti i ERGA-s Giacommo Lasorrella, që është President i Rregullatorit italian AGCOM. Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit kanë statusin e vëzhguesit në këtë strukturë.

#Fenomenet #kapërcejnë #kufijtë #zyrtarë #të #Unioni #kreu #AMA #Zgjerim #bashkëpunimit #të #Rregullatorëve

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button