Udhëheqësi i rebelëve në Siri mban fjalën e parë pas rrëzimit të regjimit të Assad: Sot shpërblehemi të gjithë

Udhëheqësi i rebelëve në Siri, Abu Mohammed al-Jawlani në Damask, u është drejtuar qytetarëve në xhaminë Umajad në qendër të qytetit.
Gjatë fjalës së tij ai tha se regjimi i Assad burgosi padrejtësisht mijëra njerëz, dhe se sot të gjithë sirianët shpërblehen me këtë fitore ndaj diktaturës.
Në daljen e tij të parë publike që kur ushtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “terren për lakminë e Iranit”.
“Çlirimi ka ndodhur pavarësisht hundës së atij tirani,” tha ai për Assadin.
Ai shtoi se Siria do të “shërohet plotësisht” nga efektet e luftës. “E ardhmja është e jona,” u tha ai mbështetësve.
Rebelët sirianë deklaruan sot se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.
Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.
Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare./a.m.
#Udhëheqësi #rebelëve #në #Siri #mban #fjalën #parë #pas #rrëzimit #të #regjimit #të #Assad #Sot #shpërblehemi #të #gjithë
Java News