Shisnin kanabis në doza, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Tre të rinj në Tiranë janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin kanabis të ndarë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë”, informoi sot policia.
Nga kontrollet e kryera blutë sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis – një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje
Materialet i kaluan Prokurorisë./a.m.
#Shisnin #kanabis #në #doza #arrestohen #tre #të #rinj #në #Tiranë
Java News