Dita e Rinisë, Ilir Meta mesazh nga burgu: Pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresion!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh nga burgu me rastin e 8 Dhjetorit, Ditë Kombëtare të Rinisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shprehet besimplotë se të rinjtë do të marrin në dorë fatet e tyre dhe të vendit.
Pluralizmi politik, liria dhe demokracia- shkruan Ilir Meta- janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.
“Gëzuar 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë! Mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit, të gjithë djemve dhe vajzave, që 34 vite më parë, duke vrarë frikën i prinë me guxim, kurajë e patriotizëm Lëvizjes Studentore që e futi Shqipërinë në rrugën e Lirisë dhe të Demokracisë.
Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për të marrë në dorë fatet e tyre dhe të mbarë vendit, sot më shumë se kurrë, kur pluralizmi politik, liria dhe demokracia janë nën agresionin e një regjimi të dhunshëm.
Kjo është rruga për të ndaluar shpopullimin dhe garantuar një Shqipëri që u përket të rinjve”, thuhet në mesazhin e Metës.
#Dita #Rinisë #Ilir #Meta #mesazh #nga #burgu #Pluralizmi #politik #liria #dhe #demokracia #janë #nën #agresion
Java News