Dita e Rinisë/ Ambasada amerikane: Studentët formësuan të ardhmen! Krah jush në rrugën drejt BE-së

Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar sot me një mesazh në Instagram Ditën Kombëtare të Rinisë. Ambasada e SHBA shkruan se 34 vjet më parë studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës.
“Sot, Shqipëria feston Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shënuar 34 vjet që kur studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës, duke shënuar rënien e tij dhe duke formësuar të ardhmen e kombit. Më 8 dhjetor kujtojmë ata që luftuan për demokraci. Rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju ndërsa ecni përpara në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në BE”, shkruan në Facebook ambasada e SHBA.
Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë.
E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të Dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.
Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universitetit të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
#Dita #Rinisë #Ambasada #amerikane #Studentët #formësuan #të #ardhmen #Krah #jush #në #rrugën #drejt #BEsë
Java News