Aktualitet

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshjet e radhës në futbollin Kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 16-të të Superligës.

Në stadimin ”Liman Gegaj” në Malishevë, Malisheva është nikoqire e Feronikelit ’74.

Vendasit aktualisht ndodhen në venin e dytë me 28 pikë, ndërsa skuadra nga Drenasi e fundit me 6 pikë.

Një ndeshje tjetër intersante është edhe ajo mes Ferizajit dhe Ballkanit.

Kampioni në fuqi, ka 26 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Ferizaji është në vendin e nëntë me 16 pikë.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00./IndeksOnline/



#Superliga #vazhdon #sot #ndeshje #interesante
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button