Shpërthimi ndodhi brenda 5 sekondash/ Tritol një lokali në Vlorë, kamerat e sigurisë filmuan gjithçka! Autori I maskuar…

Një lokal është dëmtuar pas shpërthimit të një lënde plasëse mëngjesin e sotëm në zonën e Ujit të Ftohtë.
Burimet nga policia konfirmuan se para një lokali persona të paidentifikuar kanë hedhur lënde plasëse dhe për pasojë janë thyer xhamat e vitrinës.
Dinamika e ngjarjes:
Mësohet se se lokali ishte hapur vetëm pak ditë më parë pasi kishte qenë i mbyllur për një kohë të gjatë. Sipas burimeve nga policia eksplozivi ka qenë me fitil dhe autori dyshohet se ka qenë i maskuar.
Pasi ka ndezur fitilin autori është larguar mes pallateve në zonën e Ujit të Ftohtë. Kamerat e sigurisë edhe të bizneseve përreth kanë filmuar lëvizjet e autorit. Shpërthimi ka ndodhur vetëm 5 sekonda më pas. Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz as në lokal dhe as pranë tij dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, të konsiderueshme. Policia ka nisur shoqërimet pas ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 06:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në një lokal, në pronësi të shtetases R. B., ka shpërthyer, dyshohet lënde plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/S.T
#Shpërthimi #ndodhi #brenda #sekondash #Tritol #një #lokali #në #Vlorë #kamerat #sigurisë #filmuan #gjithçka #Autori #maskuar
Java News