Mbi 1500 të ftuar nga e gjithë bota/ Nis ceremonia e hapjes së Katedrales së Notre-Dame mbledh liderët botërorë në Paris

Pas pesë vitesh punë, Katedralja Notre-Dame më në fund ka rihapur dyert këtë të shtunë, me një ceremoni të kryesuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Kryepeshkopi i Parisit. Në ceremoni janë të pranishëm 1500 të ftuar nga e gjithë bota.
Për herë të parë në pesë vjet, kambanat e Katedrales Notre Dame kanë filluar të bien. Tingulli shënon fillimin e ceremonisë së rihapjes së vendit të adhurimit pas zjarrit shkatërrues më 15 prill 2019.
Emmanuel Macron mirëpriti liderët globalë, përfshirë presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe Princin e Uellsit, në ceremoninë për rihapjen e Katedrales Notre-Dame në Paris.
Presidenti Volodymyr Zelensky është pritur me ovacionë. Me hyrjen e tij në katedrale, qindra autoritete dhe njerëz të pranishëm brenda u ngritën në këmbë për të duartrokitur presidentin ukrainas.
/S.T
#Mbi #të #ftuar #nga #gjithë #bota #Nis #ceremonia #hapjes #së #Katedrales #së #NotreDame #mbledh #liderët #botërorë #në #Paris
Java News