27-vjeçarja humb jetën në një aksident tragjik në Itali, u përplas sapo zbriti nga makina

Një aksident tragjik i mori jetën një të reje shqiptare mbrëmjen e kaluar në autostradën A35, në dalje të Travagliato, në provincën e Brescias.
Mediat italiane raportojnë se aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në orën 23:00, dhe viktima është identifikuar si Adela Xhaferri.
E reja shqiptare është përplasur nga një makinë ndërsa zbriti nga mjeti në të cilin udhëtonte bashkë me një shoqen e saj.
Fillimisht makina në të cilën 27-vjeçarja shqiptare(pasagjere) dhe mikesha e saj (shofere) u përplas nga një mjet duke i nxjerrë jashtë rruge.
Fillimisht asnjëra nga vajzat nuk kishte pësuar lëndime, por sapo e reja shqiptare zbriti nga mjeti, u përplas nga një tjetër makinë.
27-vjeçarja Adela Xhaferri
Viktima me origjinë shqiptare, banonte në Breshia.
#27vjeçarja #humb #jetën #në #një #aksident #tragjik #në #Itali #përplas #sapo #zbriti #nga #makina
Java News