Aktualitet

Kolumbiani i kapur në Shqipëri u hetua nga DEA! Ishte kreu i bandës, jetonte te “Myslym Shyri”

Kolumbiani Hiwlenn Ledezma Narvaez i njohur me nofkën “Gafas 1”, i arrestuar në mesin e Nëntorit në Shqipëri bashkë me 9 të tjerë në kuadër të një operacioni që çoi në zbulimin e një laborati kokaine në Fushë-Krujë, rezulton të jetë kreu i një grupi kriminal në vendin e Amerikës Latine.

Autoritetet shqiptare dyshojnë se ai bashkë me dy të tjerë janë përgjegjës për 2 episode të trafikut të kokainës nga Republika Domenikane drejt vendit tonë.

“Gafas 1” ndodhej në Tiranë që prej Nëntorit 2023, kohë kur në Kolumbi u organizua një operacion nga DEA, për të goditur grupin e tij. Në atë operacion ra në pranga edhe shqiptari Klodian Zaimi, si person që pastronte paratë e përfituara nga trafiku i drogës. Referuar informacioneve të SPAK, Zaimi është person i afërm i Artion Çaushllarit, i arrestuar bashkë me kolumbianin në Shqipëri.

Nga Nëntori i 2023 deri në momentin e arrestimit kolumbiani që jetonte në rrugën Mylsym Shyri në Tiranë, është mbajtur nën vëzhgim dhe përgjim ambiental e telefonik.

Këto vëzhgime kanë treguar se kolumbiani “Gafas 1” dhe Artion Çaushllari kishin lëvizur së bashku në Durrës, Tiranë dhe Pogradec, që SPAK i lidh me episode të përpunimit të kokainës me kontakte për të bërë të mundur trafikimin e saj.

Hetimet për këtë dosje, janë vijim i hetimeve që u kryen për laboratorin e kokainës të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Fierit, ku gjithashtu kishte shtetas kolumbianë që bashkëpunonin me trafikantët shqiptarë.

/a.r

#Kolumbiani #kapur #në #Shqipëri #hetua #nga #DEA #Ishte #kreu #bandës #jetonte #Myslym #Shyri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button