VIDEO/ Si mund të pësosh në këtë mënyrë? Ekipi i Pep Guardiolës është përtokë, minuta e 5 dhe Crystal Palace-Man City…1-0 –

Manchester City nuk po e rimerr veten dhe ndodhet në një krizë nga e cila nuk po del dot. Pavarësisht asaj kundërpërgjigje me fitoren e fundit 3-0 ndaj Nottingham, “qytetarët” janë rikthyer sërish mes vështirësive të mëdha.
Aktualisht po luhet ndeshja mes Crystal Palace dhe Manchester City, ndërsa rezultati është 1-0. Goli i parë i këtij takimi është realizuar në minutën e 5 nga Munoz. Sigurisht që ekipi i Guardiolës ka ende shumë kohë për të përmbysur rezultatin, megjithatë ajo që të bën përshtypje është padyshim mënyra e mbrojtjes së kësaj skuadre, që të ngjason me një ekip amator. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #mund #të #pësosh #në #këtë #mënyrë #Ekipi #Pep #Guardiolës #është #përtokë #minuta #dhe #Crystal #PalaceMan #City…10
SportExpress