Gjici ankimon në Apel masën e “arrestit me burg”, pritet shorti për caktimin e gjyqtarit

Safet Gjici i arrestuar për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve vendorë, ka ankimuar masën e “arresit me burg”. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, Gjici i është drejtuar Apelit për prishje të vendimit të Shkallës së Parë.
Avokati mbrojtës i Gjicit ka ankimuar masën e arrestit në Gjykatën e Apelit me argumentin se tenderi që flitet në video nuk është shpallur asnjëherë nga Bashkia e Kukësit dhe se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje të ligjit.
Lidhur me kërkesën për ndryshim mase, pritet që të hidhet shorti për caktimin e një gjyqtari, e më pas të caktohet një datë për shqyrtimin e kërkesës.
Safet Gjici u arrestua më 24 Qershor me akuzën e “korrupsionit pasiv”, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Pas arrestimit të tij në lidhje me video-skandalin ku ai shihet teksa kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në ambientet e zyrës së Bashkisë Kukës, SPAK po kryen veprime hetimore për të parë nëse ka persona te tjerë që e kanë ndihmuar vajzën që shfaqet në video, Alma Kaçin për të realizuar atë.
/a.r
#Gjici #ankimon #në #Apel #masën #arrestit #burg #pritet #shorti #për #caktimin #gjyqtarit