Aktualitet

Cakolli, KDI: Pavarësisht thirrjes tonë, partitë duket që do të vazhdojnë trendin minimalist të përfshirje së grave në lista!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është subjekti i parë politik që ka bërë publike listën e kandidatëve për deputetë.

Në listën e kësaj partie vetëm 36% është përfshirja e grave, duke qëndruar sërish nën kuotën 50%.

Në lidhje me përfshirjen e grave në listat zgjedhore ka folur për “Gazeta Blic”, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli.

Cakolli tha se subjektet politike duket që do të vazhdojnë me trendin pothuajse minimalist të përfshirje së grave në lista për deputetë.

“Subjektet politike të cilat do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, duket që do të vazhdojnë me trendin pothuajse minimalist të përfshirje së grave në lista me përjashtime të vogla apo tejkalime minore të kritereve të përcaktuara në ligj. Nga ajo çfarë kemi parë deri më tani, lista e publikuar nag Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur diku tek 36% në nivel të përfshirjes së grave, derisa partitë tjera ndonëse ende nuk i kanë bërë të ditura duket që do t’a kenë të njëjtin trend” tha Cakolli për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se si ‘Demokraci në Veprim’ i’u kanë bërë thirrje partive politike t’a tejkalojnë këtë kriter duke u thirrur pikërisht në parimin kushtetues të barazisë gjinore, të përfshijnë gratë 50% të listës dhe atë sipas modelit ‘zebër’ .

“Ne si DnV në vazhdimësi i kemi bërë thirrje partive që të tejkalojnë këtë kriter dhe duke u thirrur pikërisht në parimin kushtetues të barazisë gjinore, të përfshijnë gratë 50% të listës dhe atë sipas modelit ‘zebër’ që nënkupton që çdo i dyti kandidat lnë listat zgjedhore të partive duhet të jetë i gjinisë tjetër nga kandidati paraprak” përfundoi përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”, Cakolli.

Eugen Cakolli, KDI!

Nga ajo çfarë është bërë publike deri tani nga subjektet politike, shihet se shumica e kandidatëve për deputetë, janë të gjinisë mashkullore.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas publikimit të listës ka thënë se lista që ata kanë publikuar përmban individë me integritet personal me përvojë dhe profesionistë në fusha të ndryshme dhe se 36% janë kandidate gra.

“Kjo listë e kandidatëve për deputetë, përmban individ me integritet personal, politikanë me përvojë shembullore, profesionistë të fushave të ndryshme, e të rinj e të reja.Në këtë listë, për herë të parë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 36% të kandidatëve gra. Përderisa, pjesë e kësaj liste janë edhe 5 kandidatë nga mërgata.110 emrat e listës së kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta bëjnë ndryshimin e madh” tha Abdixhiku raporton “Gazeta Blic”



#Cakolli #KDI #Pavarësisht #thirrjes #tonë #partitë #duket #që #të #vazhdojnë #trendin #minimalist #të #përfshirje #së #grave #në #lista
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button