Mediu kërkon “shpëtim” nga SHBA, e cilëson veten, Metën dhe Berishën si të përndjekur politikë

Mediat pranë Berishës kanë kanë publikuar një rezolutë të miratuar në Uashington nga partitë e djathta të mbledhura në samitin e përvitshëm të IDU-së.
Në këtë mbledhje janë miratuar disa rezoluta nga partitë e vendeve të ndryshme, të cilat marrin mbështetjen e simbolike të kolegëve të djathtë, të cilat më vonë përdoren në vendet respektive për betejën e brendshme politike, duke simuluar mbështetje ndërkombëtare.
Këtë efekt kërkojnë të induktojnë te militantët e tyre të dërguarit e Berishës në Uashington. Aty ndodhet Fatmir Mediu, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi, të cilët po përpiqen të shesin një tekst që kanë shkruar dhe dorëzuar në këtë mbledhje, si një fitore, por në fakt që është vetëm një përkthim në anglisht i fjalimeve të Berishës nga kati i 8-të.
Në këtë grupim, ku bëjnë pjesë PD dhe partia e Fatmir Mediut, nuk ka komisarë politikë për të matur koherencën e qëndrimeve të anëtarëve, por është një forum ku të mbledhurit ngrenë zërin për shqetësimet e tye.
Dhe ajo që bie në sy është se autorët e rezolutës, Berisha dhe Mediu, kanë çuar një tekst në të cilin e konsiderojnë veten dhe Ilir Metën të persekutuar politikë, pra përdorin një takim ku duhet të flasin për sfidat e vendit dhe rajonit, për të bërë avokatinë e të shkuarës së tyre në pushtet.
Në një foto të publikuar në rrjetet e saj sociale, Albana Vokshi shfaqet krenare krah Fatmir Mediut, bashkë me të cilin po kërkojnë të maskojnë hallet e tyre drejtësinë, si shqetësime për demokracinë.
Ky është një keqkuptim i rëndomtë dhe historikë i vizitave të politikanëve shqiptarë nëpër sallat e konferencave të hoteleve të botës, nga ku kërkojnë të krijojnë imazhin e përkrahjes për pretendimet e tyre, të hartuara në forume partiake që nuk përkthehen as në mbështetje politike, e as një ndryshim politikash.
Kjo është mjaft e thjeshtë për t’u kutpuar, sepse nëse rezoluta e shkruar nga Berisha dhe Mediu për t’u viktimizuar për proceset në të cilat ndodhen, do të kishte një impakt real, ajo do të ishte në papajtueshmëri me kursin e politikës së jashtme të SHBA dhe BE-së ne vendin tonë, i cili është kostant prej të paktën një dekade.
Me pak fjalë, nga ky forum partiak, ata kërkojnë të ndryshojnë politika që janë bipartizane në vendet partnere të Shqipërisë, të cilat përkojnë me luftën kundër korrupsionit dhe mbështetjen totale ndaj drejtësisë së re. Dhe mes një rezolute të shkruar nga ata që janë marrë të pandehur nga SPAK, dhe qëndrimit të pandërprerë të disa administratave të SHBA dhe BE në mbështetje të SPAK, letra e shkruar në Tiranë kanë vlerën e denoncimeve të qytetarit digjital.
#Mediu #kërkon #shpëtim #nga #SHBA #cilëson #veten #Metën #dhe #Berishën #të #përndjekur #politikë
Java News