Aktualitet

48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri

Nga Eduard Zaloshnja

Nga tabela zyrtare e KQZ-së për ndarjen e mandateve parlamentare sipas qarqeve, rezulton se në Regjistrin e Gjendjes Civile figurojnë pothuaj 4.63 milionë shtetas shqiptarë. Nga ana tjetër, në Censin e fundit figuruan 2.4 milionë banues brenda Shqipërisë. Pra, plot 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri.

Po cilat qarqe kanë deficitet më të mëdha?

Duke kryqëzuar të dhënat e KQZ-së me ato të Censit (shihni tabelën më poshtë), rezulton se deficitin më të madh e ka Qarku Vlorë (62.3%), i ndjekur nga qarku Gjirokastër (58%) dhe Qarku Shkodër (59.95).

Nga ana tjetër, Qarku Dibër ka deficitin më të vogël (37.1%), i ndjekur nga Qarku Berat (37.6%) dhe Qarku Tiranë (37.8%).

#shtetasve #shqiptarë #nuk #banojnë #në #Shqipëri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button