Aktualitet

Veliaj vizitë dy ditore në Hamburg, takohet me kryebashkiakun Peter Tschentscher

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Hamburg të Gjermanisë, për një vizitë dy ditore, gjatë së cilës është pritur në një takim edhe nga Kryebashkiaku i Parë i Hamburgut, Peter Tschentscher.

Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.

Gjatë ditës së sotme, ai do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

#Veliaj #vizitë #ditore #në #Hamburg #takohet #kryebashkiakun #Peter #Tschentscher
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button