Policia në Gjilan brenda një jave shqiptoi mbi 900 gjoba trafiku

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore përgjatë një jave në vazhdën e implementimit të planeve operative kanë shqiptuar 959 gjoba, raporton .
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetim i pesë aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim i 22 aksidenteve të trafikut me të lënduar, dhe shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe sigurimin e rendit në rrugë, Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë rregullat e trafikut, sidomos në kushte moti të keq me shi dhe mjegull.
#Policia #në #Gjilan #brenda #një #jave #shqiptoi #mbi #gjoba #trafiku
gazetablic.com