‘Akuzat e opozitës për Kurtin’, Bajqinovci: Të pabaza dhe për ‘përdorim politik’!

Pas sulmit në Ibër-Lepenc pati kritika nga opozita por edhe shoqëria civile se kryeministri Kurti tentoi të përfitojë politikisht nga një ngjarje e tillë.
Në lidhje me këto akuza ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci tha se akuzat e opozitës janë të pabaza dhe për ‘përdorim politik’.
Ai tha se deklarata të tilla përpiqen të minojnë seriozitetin e një situate ku rrezikohej siguria kombëtare.
“Akuzat e opozitës për “përdorim politik” janë jo vetëm të pabaza, por edhe të papërgjegjshme. Këto deklarata përpiqen të minojnë seriozitetin e një situate ku rrezikohej siguria kombëtare. Në vend që opozita të bashkohet në dënimin e sulmeve të tilla dhe në përkrahjen e masave për parandalimin e tyre, ajo zgjedh të bëjë politikë të vogël në kurriz të stabilitetit dhe mirëqenies së qytetarëve” tha Bajqinovci në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas sulmit në Ibër-Lepenc pati kritika edhe për mediat.
Ai në një konferencë para gazetarëve ka theksuar se disa media po bëjnë “luftë” hibride ndaj Republikës së Kosovës.
“Situata si kjo janë cak i keqinformimit të qëllimshëm, andaj ju ftoj që të jeni të vëmendshëm ndaj lajmeve që i lexoni dhe t’i përcjellin udhëzimet e institucioneve përmes kanaleve zyrtare”, tha Kurti para gazetarëve raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
#Akuzat #opozitës #për #Kurtin #Bajqinovci #Të #pabaza #dhe #për #përdorim #politik
gazetablic.com