Aktualitet

“Shitët hotel Dajtin për bonusin e pensionistve”, Berisha nuk pendohet: Gjëja më e mirë që kam bërë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në News24 i është rikthyer një deklarate të para pak ditëve nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Kjo e fundit u shpreh publikisht se gjatë qeverisjes së tij, Berisha shiti hotel Dajtin në mënyrë që t’u jepte bonusin pensionistëve në atë kohë.

Berisha u shpreh se ky ishte një nga veprimet më të mira që ka bërë, duke iu referuar si një model i rishpërndarjes së të ardhurave në favor të qytetarëve.

“Modeli është rishpërndarja e të ardhurave në favor të shqiptarëve. Zv/kryeministrja më tha se shita Hotel Dajtin dhe u dhashë pensionistëve bonusin. Është gjëja më e mirë që kam bërë moj zonjë. Unë them, nëse merr studimin e grupit të Bostonit gjen Shqipërinë në 4 vendet me shpërndarjen më të mirë të të ardhurave në vitin 2012”, u shpreh ai.
/a.r

#Shitët #hotel #Dajtin #për #bonusin #pensionistve #Berisha #nuk #pendohet #Gjëja #më #mirë #që #kam #bërë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button