Aktualitet

Gazment Bardhi ‘shokon’ Parlamentin: Erion Braçe na ka ngacmuar seksualisht Ina Zhupën!

Erion Braçe i kujtoi sot Ina Zhupës dizinformimet e Partisë Demokratike në media, por edhe deklaratat e Sali Berishës së e bezdiste era e parfumit në Kuvend.

“Ju nuk jeni ruse, edhe pse ngjani si e tillë. Por të paktën mos u lyej me parfum” – tha Braçe drejtuar Zhupës.

Kjo e fundit e shthuri gojën nga foltorja teksa tha “o Erion, o kone. Mos ha shumë m***”.

Kjo bëri që PS të braktisë sallën në shenjë revolte ndaj fjalorit të Zhupës.

Mirëpo Gazment Bardhi ka bërë zbulimin e madh që mesa duket buron nga fakti se s’i ka kuptuar metaforat e Braçes.

“Ndodhi një gjë shumë e rëndë në sallë. Kolegu në fjalë provokoi një kolege grua dhe askush nuk guxoi t’i thotë se është tejkalim i një limiti. Përveç termave me prerje thonjsh dhe moslyerje me parfum konsiderohen një krim brenda konceptit seksual të ndodhur në këtë sallë. Por ju nuk reaguat, por inskenuat largimin” – tha Bardhi.

/a.r

#Gazment #Bardhi #shokon #Parlamentin #Erion #Braçe #ngacmuar #seksualisht #Ina #Zhupën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button