Aktualitet

Vrau Alfred Dedjan në një lokal në Ndroq, lihet në qeli Julian Gjoshi

Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në qeli Julian Gjoshin, 27-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e Alfred Dedjas. Në të njëjtin vendim gjykata urdhëroi kryerjen e një akt-ekspertimi psikik, pas pretendimeve të mbrojtjes për papërgjegjshmëri për shkak të varësisë nga lëndët narkotike.

Ngjarja ndodhi në 1 dhjetor, kur Julian Gjoshi vrau me armë zjarri 50-vjeçarin Alfred Dedja në një lokal Ndroq. Ai u vetëdorëzua në Polici një ditë pas ngjarjes pas bllokimit të rrugëkalimeve dhe pamundësisë për të qëndruar i fshehur.

Pista kryesore e hetimit mbetet prishja e pazareve të drogës. Autori dhe viktima janë persona me precedentë penalë.

/a.r

#Vrau #Alfred #Dedjan #në #një #lokal #në #Ndroq #lihet #në #qeli #Julian #Gjoshi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button