VIDEO/ Topi pas shpine i vjedhur, kafshë fizike dhe komentatori qesh me të kur ul topin, shikoni SUPER Armando Brojën kundër Ëolvesi-t –

Armando Broja është rikthyer që të luajë një ndeshje futbolli profesionist sot për herë të parë që nga koha e Europianit. Sulmuesi shqiptar ishte në stol për ndeshjen e Evertonit kundër Ëolves, e përfunduar në shifrat 4-0. Për shkak të kohës së gjatë të mungesës nga fusha e blertë, Broja u aktivizua në minutën e 83 të takimit. Por ndryshe nga më parë, sulmuesi kuqezi ka dhënë shenja të qarta që është rikthyer si në kohën e vjetër, në periudhën e tij më të mirë kur ishte te Southampton.
Në minutën e 85 Broja kishte kontaktin dhe duelin e parë me topin ku pavarësisht se pasimi iu dha në mënyrë të gabuar dhe kunërshtari ishte në avantazh ndaj tij për ta fituar duelin, Broja arriti t’ia dilte për ta mundur fizikisht rivalin. Një përbindësh fizik! Pavarësisht ndihmës që i erdhi lojtarit të Ëolves edhe nga një tjetër mbrojtës, sërish nuk ia morën dot topin sulmuesit shqiptar. Në minutën e 86 Broja tregoi me një lëvizje se përse ky rikthim i tij duket të jetë brilant, si ai i kohës së artë.
Topat pas shpine Armando Broja i ka vjedhur gjithmonë në kohën më të mirë, në asnjë rast në periudhë jo të mirë siç ka qenë te Chelsea për shumë kohë apo te Fulham. Minuta e 86 dhe këtë herë me fizikun që ia lejonte, pasi e nuhati mjaft mirë lëvizjen dhe kohën e topit, Broja i vodhi bukur pas shpine topin mbrojtësit të Everton dhe u nis drejt portës, por pasimi i shqiptarit nuk u shfrytëzua nga shoku i tij. Ndërkohë në minutën e 88, një prekje klasi e Brojës ka marrë edhe buzëqeshjen e komentatorit britanik që e lavdëroi futbollistin e Everton për mënyrën sesi e uli topin.
Ky debutim në fare pak minuta i ka lënë mbresa të shumta edhe tifozëve të Everton. Të shumtë janë tifozët e Everton që në rrjetet sociale kanë përgëzuar Brojën për paraqitjen dhe ndihen shumë të entuziazmuar dhe kurioz për të parë vazhdimësinë e këtij lojtari duke thënë se kanë gjetur një sulmues të vërtetë dhe një lojtar që nuk e kanë në ekip. Përshtypja e parë ishte fantastike, po ashtu si edhe debutimi i Brojës./Sport Ekspres/
#VIDEO #Topi #pas #shpine #vjedhur #kafshë #fizike #dhe #komentatori #qesh #të #kur #topin #shikoni #SUPER #Armando #Brojën #kundër #Ëolvesit
SportExpress