Aktualitet
I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, pranga 61-vjeçarit në Fier, më herët u arrestua i biri

Një 61-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Fier.
Në pranga ra shtetasi D. M., 61 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas.
61-vjeçari u shpall në kërkim 3 javë më parë, në kuadër të operacionit “Peshtani”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e tij, shtetasin J.(E.) M., 37 vjeç (i arrestuar më datë 15.11.2024), për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.
/a.r
#akuzuar #për #shitje #të #lëndëve #narkotike #pranga #61vjeçarit #në #Fier #më #herët #arrestua #biri
Java News