Aktualitet

Mbappe merr komplet përgjegjësinë: Ky është një moment i vështirë

Real Madridi humbi nga Athletic Bilbao 2-1 të mërkurën, duke pësuar humbjen e pestë këtë sezon. Në derbin e xhiros së 19-të, Alex Berenguer kaloi në epërsi vendasit në minutën e 53-të. Në minutën e 68-të, Kylian Mbappe kishte një penallti, por sulmuesi i Realit sërish nuk arriti të shënonte nga pika e bardhë.

Në minutën e 78-të, Jude Bellingham barazoi për Realin, por dy minuta më vonë, pas një gabimi të madh të Fede Valverde, Guruzeta shënoi golin për vendasit.

Mbappe kështu vazhdoi me paraqitjet jo bindëse me ardhjen e tij në Real.

Pas ndeshjes, Mbappe ka deklaruar në profilin e tij në Instagram: “Gabim i madh, marr përgjegjësinë. Ky është një moment i vështirë, por momenti më i mirë për të ndryshuar situatën dhe për të treguar se kush jam”.

Ai do të ketë një shans për të treguar veten të shtunën, kur Reali viziton Girona.

/ Sport



#Mbappe #merr #komplet #përgjegjësinë #është #një #moment #vështirë
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button