Aktualitet

“Shtet bordellosh, mafiesh dhe orgjish”/ Adriana Kalaja ” merr në mbrojtje” Liri Berishën: Si mund të shpallet ‘non grata’ nga SHBA?

E famshmja Adriana Kalaja, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, ka sulmuar edhe vetë Amerikën.

Sipas saj, Amerika është një vend bordello dhe i orgjive.

“Ne sot vijmë këtu, që nga 5 prilli, ndaj një banditi që quhet Erion Veliaj, por edhe ndaj atyre banditëve që mbrojnë Erion Velinë.

Dua t’ju them dy gjëra që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ju e patë se si Amerika, e quajtur bordello dhe orgji, e shpalli non grata zotin Berisha, familjarisht. A është shpallur non grata një grua e lartë si Liri Berisha? Vetëm Amerika e bordellove të djathtit të Biden bën këtë gjë.

Amerika e mafiozes Yuri Kim dhe Blinken e bëri këtë gjë, ndërkohë kriminelët e tjerë, nga Tom Doshi etj., i shpallën individualisht non grata. Këtu duhet të shikoni se kush është qëllimi i rrjetit antishqiptar dhe mafioz për Shqipërinë, për opozitën shqiptare, për Partinë Demokratike.

Ata nuk e kishin më Sali Berishën, ata e kishin me ju, me ne. Sali Berisha e kishte zënë rrugën, ndaj ju sullen Sali Berishës. Thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e lartë, dhe kjo është Liri Berisha”, tha ajo.

#Shtet #bordellosh #mafiesh #dhe #orgjish #Adriana #Kalaja #merr #në #mbrojtje #Liri #Berishën #mund #të #shpallet #grata #nga #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button